Edhe Erdogan s’ia beson Ramës financimin e ndërtimeve.

0

Ambasadori i Turqisë Murat Yoruk ka folur lidhur me ndërtimet që do të kryejë Turqia në vendin tonë, dhe që pritet të nisin në Laç, në një prej zonave që është prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ambasadori u pyet nëse do të bëhej vetëm financimi nga Turqia dhe ndërtimi do i besohej shtetit shqiptar apo dhe financimi dhe ndërtimi do bëhej nga Turqia.

Yoruk u shpreh se ashtu siç e ka thënë dhe presidenti i Turqisë Erdogan, i gjithë prcesi do të ndiqet deri në fund nga vetë Turqia, që nënkupton edhe ndërtimin në terren.

Një tjetër pyetje që i është bërë ambasadorit turk, ka qenë dhe ajo për objektet e kultit që do të ndfërtohen, duke marrë parasysh se Laçi është një zonë katolike.

Yoruk është shprehur se prioritet për momentin mbetet strehimi i njerëzve, dhe ka shmnagur një përgjigje direkte për pyetjen.

“Në kuadër të projekti do ketë park lojërash, parkingje dhe parqe tregtare, do ndërtohen ato çfarë u nevojiten banorëve. Dizenjimi nuk është bërë akoma, do behët në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Gjëja më e rëndësishme është strehimi, qëllimi është t’iu japim një mundësi strehimi më të mirë nga ajo që kanë pasur ndoshta”, tha ambasadori i Turqisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author