E dështuara, Arta Marku : E lumtur që po ja pasoj ish-shokut tim të klasës

0

Ish-prokurorja e përgjithshme e përkohëshme Arta Marku i ka dorëzuar sot detyrën kryeprokurorit të ri Olsian Çela.

Marku ka nisur fjalën e saj përshëndetëse me falenderim për kolegët vendas dhe të huaj si dhe për mediat duke i quajtur “të pazëvendësueshme”.

Ish-kryeprokurorja Marku uroi Çelën për detyrën e re. Olsian Çela u zgjodh mes tre kandidatëve me 101 vota në Kuvend.

“Që në ditën e parë jam munduar të punoj me dëshirë dhe përkushtim. Falenderoj të gjithë stafin. Puna juaj të nderuar kolegë më ka dhënë një eksperiencë të shkëlqyer. Falenderoj edhe përfaqësuesit e OPDAT dhe EURALIUS të cilët më kanë mbështetur. Një falenderim e kam edhe për median, për hapësirën që më kanë dhënë, qoftë kur kanë qenë dashamirës, qoftë kur nuk kanë qenë, roli i tyre është i pazëvendësueshëm. Urime prokurorit të ri të përgjithshëm, Jam shumë e lumtur që detyrën ja pasoj ish-shokut tim të klasës. Jam e bindur që do të kaloni shumë mirë me të”, tha Arta Marku.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author