Rama i kthehet opozitës: Shteti ka fonde ta kalojë situatën edhe pa kokërr leku nga bota

0

Kryeministri Rama ka folur në Kuvend mbi projektimin dhe ndryshimet për buxhetin e 2020 në kushtet e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Rama siguroi opozitën brenda dhe jashtëparlamentare si dhe qytetarët se fondet e alokuara për rikuperimin e situatës së vështirë nuk do të prekin as edhe një parametër të vetëm të ekonomisë në Shqipëri.

‘Të marrim shembullin e Japonisë, Amerikës dhe Izraelit që kur ndodhin fatkeqësi të tilla ia mbyllin gojën të gjithëve, por me ligji. Nuk është e mundur që përveç halleve të tërmetit, populli të ketë edhe hallin e të gjithë delirantëve që hiqen si sizmiologë, ekspertë e parashikues.

Nga ana tjetër dëgjova Ralfin (deputeti i opozitës së re) që kërkonte matrapik. Nuk përdoret matrapiku Ralf kur në rrënoja ka jetë njerëzish, që ta marrësh vesh. Dëgjova një zonjë këtu që fliste për buxhetin, kur as nuk e kishte lexuar buxhetin. E megjithatë e mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën mbi ju dhe fjalimet tuaja.

Nuk dua të merrem më me broçkulla, por dëshiroj të theksoj disa gjëra:

Së pari, buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë prej të cilave 13 miliardë alokohen nga shteti dhe rreth 7 miliardë vijnë nga donacionet.

Kam dëgjuar se përveç këtyre klithmave për kapela, shteti paska mbetur pa lek të kapërcejë situatën dhe po i shtrin dorën botës. Dëgjojeni mirë këtë, ne do ta programojmë të gjithë proçesin, sikur nuk do të marrim asnjë kokërr leku nga bota. Ne do e përballojmë të gjithë vetë, sepse jemi më të aftë më të zotë se ju dhe ata që iu kanë hapur vendin juve këtu.Si e keni këtë kurajo që dilni e flisnin këtu gjithë ato broçulla, po thoni lumenj dhe përrenj broçkullash lart e poshtë.

Do të ketë transparencë të plotë në angazhimin total në favour të rindërtimit. Objektivi ynë është shumë  qartë dhe është një arsye për të treguar që ne nuk jemi si ju.

Ne nuk do ta prekim ekonominë në funksion të rindërtimit, por do të vendosim rindërtimin në funksion të ekonomisë. Nuk do të prekim asnjë parametër të ekonomisë për të rindërtuar.

Ne nuk do të marrim nga një anë e popullit e t’ia japim anës tjetër të popullit. Shënojini këto ti keni, nëse do jeni këtu. Juve domethënë, se ne do jemi’, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author