Aktualitet

Ndahet nga jeta Publicisti, Shkrimtari dhe ish i burgosuri politik Reshat Kripa

Pak me pare eshte ndare nga jeta publicisti dhe ish burgosuri politik, z Reshat Kripa.

Reshat Kripa 

(Ish-i burgosur politik)

Ka lindur mё 28 janar 1936 nё qytetin e Vlorёs. Rjedh nga njё familje intelektuale qytetare. I ati, Qazim Kripa ka kryer studimet nё “Robert College”, nё Stamboll. U kthye ne atdhe nё prag tё shpalljes sё Pavarёsisё kombёtare, mё 1912. Pas kthimit nё atdhe u mor me tregti, fillimisht me njё kafe dhe mё pas me ngritjen e njё fabrike pёr prodhimin e vajit tё ullirit dhe tregtimin e tij.

Nёna, Mynevere Kripa, ishte e bija e njё avokati tё njohur nё qytet, Mehmet Radhimёs, i cili ishte drejtor dogane nё qeverinё e Ismail Qemalit. Nё vitin 1942 familja e Reshat Kripёs u shpёrngul nё Tiranё dhe vazhdonin me tregtinё e vajit. Nё vitin  1946 pas shtetёzimit tё fabrikёs sё vajit, me vendim tё Ministrisё sё Brendshme dёbohen nga Tirana pёr motive politike. Shpёrngulen sёrish nё Vlorё, ku fillojnё tё trajtohen si armiq tё popullit.

Mё 1950, vёllai i Reshat Kripёs, Besniku krijoi njё grup tё fshehtё sё bashku mё dy shokёt e tij, Alajdin Alemin dhe Lavdosh Beqon dhe shpёrndanin trakte nё gjimnazin e qytetit. Ata u dёnuan me 15 vite burg.

Nisur nga kjo situatё, Reshat Kripa nё moshёn 15 vjecare nis njё revoltё kundёr pushtetit. Sё bashku me dy shokё tё klasёs, Myrteza Babocin dhe Jorgo Beshon, nё vitin 1951 krijuan njё grup tё fshehtё qё shpёrndante trakte nё qytet. Pas katёr muajsh, mё 24 maj 1951 ata arrestohen. Akuza e dёnimit ishte : “Pёr Agjitacion dhe Propagandё”. Pёr shkak tё moshёs sё mitur ai dёnohet me 5 vite burgim.

  • 1942 familja e Reshat Kripёs shpёrngulet nё Tiranё, ku vazhdojnё tregtinё e vajit.
  • 1946 pas shtetёzimit tё fabrikёs sё vajit dёbohen nga Tirana nё drejtim tё Vlorёs pёr motive politike.
  • 1950 vёllai i Reshat Kripёs, Besniku dёnohet me 15 vite burg
  • 1951 Reshat Kripa nё moshёn 15 vjecar krijoi njё grup tё fshehtё pёr tё shpёrndarё trakte nё qytet.
  • 24 maj 1951 arrestohet dhe dёnohet me 5 vite burg
  • Akuza e dёnimit ishte: ” Pёr Agjitacion dhe Propagandё”

Tre djem, secili me një histori të veçantë pakënaqësie ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ishin betuar para flamurit pa yll, se do të frymëzonin një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.

Tre djem 15-vjeçarë, në Vlorën e vitit 1951, kishin krijuar një organizatë antikomuniste me emrin “Atdhetari” dhe ishin betuar ta luftonin regjimin komunist me armët që ata kishin në dorë: trakte frymëzuese, me thirrje të drejtpërdrejta që synonin t’u hapnin sytë shqiptarëve për rreziqet e komunizmit.

Njëri prej tyre, Reshat Kripa, sot 83 vjeç, e ka rrëfyer historinë e rrallë, në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi.

Siç rrëfen Reshat Kripa, falë këtij aksioni të pazakontë, qyteti i tyre shpesh zgjohej me

trakte të ngjitura mureve, ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist. Përmbajtja e tyre ishte aq e guximshme dhe thirrjet aq të drejtpërdrejta, saqë askush nuk mund ta besonte se ato ishin vepër e një grupi fëmijësh.

Këta tre djem, secili me një histori të veçantë pakënaqësie ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ishin betuar para flamurit pa yll, se do të frymëzonin një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.

Mbrëmjeve vonë, në lagje të ndryshme të qytetit, ata ngjisnin në mure traktet që i shkruanin vetë me shkronja shtypi, për të mos u njohur.

Për sigurimin e shtetit, kjo ngjarje ishte alarmuese. Hetimet e tyre mund të lidheshin me grupe kundërshtarësh të fuqishëm, por kurrësesi asnjë pistë e hetimeve nuk do t’i çonte tek këta 14-15 vjeçarë. Kjo, derisa një natë, dikush i zbuloi… Ishte maj i vitit 1951. Djemtë kishin shpërndarë trakte e bërë thirrje për afro 5 muaj, që nga janari e deri në maj të atij viti. Natën e arrestimit, në hetuesi, Reshat Kripës i kishin kapur edhe një trakt në xhep, të cilin ai nuk kishte mundur ta shpërndante…

Veç kësaj, të gjithë traktet e tyre, që nga i pari e deri tek i fundit, Sigurimi i Shtetit i kishte arkivuar gjatë ditëve të hetimeve.

Pas arrestimit, siç dëshmon Reshat Kripa, të tre djemtë ishin torturuar në hetuesi, për më shumë se 6 muaj. Ai tregon se gjatë torturave çuditërisht nuk e pyesnin për traktet dhe aktivitetin e organizatës së tij, por e pyesnin se ku i kishte fshehur babai i tij tregtar, florinjtë.

Tre djemtë u gjykuan në tetor të vitit 1951, nga Gjykata Ushtarake e Durrësit dhe për shkak të moshës minorene, u dënuan nga 5 vjet heqje lirie Reshat Kripa dhe Myrteza Baboçi, dhe me 3 vjet Jorgo Basho.

Por, çfarë shkruanin kundër komunizmit, këta tre djelmosha, në traktet e tyre?

Shkëputur nga dokumentari “Reshat Kripa, djaloshi i trakteve antikomuniste”, po sjellim disa prej ketyre trakteve të guximshme. Trakte të shkruara nga Reshat Kripa në muajt shkurt –maj 1951, arkivuar në dosjen gjyqësore të Myrteza Baboçit, Reshat Kripës dhe Jorgo Beshos, gjykuar në Gjykatën Ushtarake të Durrësit

***

Shokë

Duke pasur flamurin kuq e zi të Skënderbeut të ngrihemi që të gjithë të luftojmë për lirinë e grabitur.

Të ngrihemi të shpëtojmë nga zgjedha e Hoxhës së vogël dhe xhelatit Mehmet Shehu

Përpara!

Për Shqipëri, për liri për flamurin kuq e zi!

***

Vëllezër dhe motra

Zgjohuni prej gjumit të rëndë të robërisë. Shikoni shtypjet që po ju bëhen prej barbarëve komunist.

Shikoni tmerret, krimet, vrasjet dhe torturat që po bëhen sot në çdo anë të Shqipërisë.

E ardhmja jonë do të jetë e lumtur në rast se ju ngriheni për të luftuar!

Atdhetari

***

Thirrje

Shokë!

Luftoni për liri për jetën e lumtur

Mos kini frikë nga vdekja se pse kush e bën vehten për atdhe nuk ka vdekur, por ka le.

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij, poshtë duhanxhiu Enver Hoxha, poshtë satrapi Mehmet Shehu.

Poshtë partia Pseudo-Komuniste

Atdhetari

***

Thirrje

Shokë Atdhetarë!

Gjer kur do të duroni këtë robëri!

Shikoni jetët e lumtura që po bëjnë vendet e perëndimit.

Përse jo dhe neve të bëjmë një jetë të tillë?

Poshtë partia pseudo-komuniste

Atdhetari

***

Poshtë partia Komuniste

Rroftë nacionalizmi dhe Anglo-Amerikanët mësonjësi jonë

Poshtë Stalini dhe Enveri dhe këlyshat e tyre

Poshtë komunizmi!

Mos u besoni komunistëve, ata ju gënjejnë. Luftoni për liri nëse doni të përqafoni burrin tuaj, djalin tuaj ose vëllanë tuaj në një të ardhme të afërt tek ju, në shtëpinë tuaj në tokën tuaj të lindjes.

Komunistët na torturojnë dhe na persekutojnë, ata vrasin më të mirët nga ne për të na kallur frikën për të na vënë në gjumë por ne nuk ju përulemi këtyre të poshtërve.

Vrajini këto mizoret të mallkuar, më mirë vdekjen në luftë se sa jetën në skllavëri…

Atdheu është në rrezik!

Traktet e atdhetarit do t’ju tregojnë të vërtetën sado e hidhur që të jetë për Shqipërinë tonë e vërteta do të triumfojë!

Vdekje barbarëve pseudo-komunistë…

Atdhetari”


Total 5 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?