Ekipi rumun përfundon misionin nën rrënoja/ U përballën me një nga punët më të vështira në jetë

0

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në vend.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ion Marcel Vela, tha se: “Falënderoj specialistët e RO-USAR që kanë përfaqësuar me dinjitet Rumaninë, në përpjekjen e përbashkët të shteteve evropiane për të ndihmuar Shqipërinë”.

Pas takimit të koordinimit që u mbajt në 29 nëntor, në Shqipëri, ku morri pjesë zëvendës/Ministri i Brendshëm, faza e kërkim-shpëtimit u shpall e përfunduar, nisur nga fakti se nuk ka më persona të zhdukur.

Nisur nga ky fakt, skuadrat që morën pjesë në ndërhyrje u rikthyen.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e shpëtimtarëve rumunë, ministrja shqiptare e Mbrojtjes shkoi në bazën operative të ekipit të kërkim-shpëtimit për të falënderuar specialistët e dërguar nga Bukureshti.

Shpëtimtarët u kthyen në Bukuresht në ditën e Festës Kombëtare të Rumanisë, 1 dhjetor, me dy avionë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Kujtojmë se 52 zjarrfikës, të akredituar nga OKB-ja për misione ndërkombëtare, katër qen të stërvitur për shpëtimin e jetëve njerëzore dhe 2 vullnetarë të specializuar në trajnimin e qenve, ndërhynë në zonën e Durrësit me ekipe nga Greqia, Kroacia dhe Turqia.

Ekipi, i udhëhequr nga kolonel Vasile Pirtea, filloi operacionet e kërkim-shpëtimit ditën e martë në darkë, menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri.

Shpëtimtarët-zjarrfikës vepruan nën koordinimin e autoriteteve lokale, pas kërkesës për kërkim-shpëtimin e të mbijetuarve të mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmetit të ditës së martë në mëngjes.

Specialistët rumunë nxorën nga rrënojat e një ndërtese të shembur tre trupa pajetë, të cilët u morën nga autoritetet lokale. Edhe pse operacionet u penguan nga replikat që pasuan tërmetin e mëngjesit të 26 nëntorit, ekipi i kërkim-shpëtimit u përball me një nga misionet më të vështira që mund të rrezikonin ndonjëherë jetën e tyre, ata vepruan me shumë guxim dhe përgjegjësi dhe vërtetuan, edhe një herë, se zjarrfikësit-shpëtimtarë janë heronj kudo ndodhen.

Specialistët rumunë u vunë në alertë dhe pas replikave të tjera që pasuan tërmetin, por pas zhvendosjes në vendet e përmendura nga zyrtarët shqiptarë, nuk u identifikuan viktima të tjera.

Autoritetet lokale shqiptare konfirmuan se nuk ka persona të tjerë të zhdukur në radhët e banorëve të ndërtesave, ku shpëtimtarët nga Rumania ndërhynë dhe proceduan në mbledhjen e pajisjeve dhe kthimin në bazën e operacioneve për të rivendosur kapacitetin operacional.

Pas aktivizimit të mekanizmit evropian të mbrojtjes civile, Ministri i Punëve të Brendshme, Ion Marcel Vela, me pëlqimin e Kryeministrit Ludovic Orban, me kërkesë të Presidentit Klaus Iohannis për përfshirjen urgjente të vendit tonë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për autoritetet shqiptare, dërgoi ekipin e shpëtim-kërkimit RO-USAR të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author