Ish-kryetarja e Bashkisë së Durrësit iku dje, por menjëherë, në bashki u shfaq Vangjush Dako.
Fotot e Dakos brenda bashkisë, tre muaj pasi ishte larguar nga ato ambiente, bënë xhiron e rrjetit dhe u denoncuan thuajse nga të gjithë për drejtimin sërish prej tij të bashkisë së Durrësit, nëpërmjet ish-zëvendsit Varfaj.
Por cilat ishin prapaskenat e largimit të Sakos.
Abcnews ka mësuar se në fakt, Valbona Sako, përpara se të bënte atë gafë televizive që ishte sebepi I largimit të saj, u kishte kërkuar specialistëve në Drejtorinë e Urbanistikës, nxjerrjen e dosjeve dhe praktikave të të gjithë pallateve që po evidentoheshin të pabanueshëm apo që ishin shkatërruar. Kjo do të conte në një tjetër drejtim: kohën kur janë dhënë lejet dhe mënyra sesi është proceduar. Prokuroria e Durrësit e kishte deklaruar se do të merrte gjithë dokumentacionin nga bashkia.
Kaq ka mjaftuar që gjithcka të vihet nën kontroll. Tashmë Vangjush Dako u kthye në Bashkinë e Durrësit dhe nuk dihet se cila është arsyeja: vendosja e rregullit apo rregullimi I shkresave. Pritet të shihet se cfarë do të bëjë prokuroria.