Pas presionit hiqet pagesa 5 euro nga Kosova për Shqipëri dhe anasjelltas…

0

“Kompania që menaxhon rrugen e Kombit që nga dita e djeshme ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjithë makinave; individëve dhe shoqatave, institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë etj, të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë e sjellin ndihma për tiu ardhur në ndihmë dhe mbështetje të prekurve nga tërmeti. Këto grupe personazhesh do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kujtojmë se kjo ishte një nga cështjet e diskutuara sot paradite mes kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli. Rama I kërkoi Pacollit të sqarojë opinionin se kjo taksë nuk është e qeverisë, por është një ndihmë për mirëmbajtjen e rrugës. Dhe Rama tha se ka “ustallarë”, por që tani do merren me qytetarët e jo me “ustallarët”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author