Kosova ka shansin e fundit për Euro 2020

0

“Dardanët” kanë edhe një shans tjetër për të siguruar pjesmarrjen historike në finalet e turneut më të rëndësishëm europian të futbollit. Skuadra e drejtuar nga Bernard Shaland ka njohur rivalët në fazën e play-off në Ligën e Kombeve.

Capture 28 768x348

Shorti i hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës ka vendosur përfaqësuesen e Kosovës përballë Maqedonisë së Veriut në fazën gjysmëfinale. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në Prishtinë. Po ashtu, shorti ka përcaktuar edhe përballjet e tjera të play-off. Finalet e Euro 2020 kanë njohur 20 skuadrat e kualifikuara nga eliminatoret, ndërsa katër të tjera, mes tyre edhe Kosova kanë mundësi të sigurojnë biletën nga play-off i Ligës së Kombeve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author