Kur ta shikoni kete vaj ulliri ne rraftet e marketeve, mos e merrni.

0

Ekspertja e çështjeve të shëndetit Llambrini Kona, u bën thirrje konsumatorëve të tregohen të kujdesshëm në blerjen e vajit të ullirit dhë tërheq vëmendjen për vajin e ullirit që tregëton firma Altis.

Sipas ekspertes, edhe pse ai serviret si vaj ulliri, në pjesën më të madhe të tij, nuk është i tillë. Në statusin e saj, ekspertja rendit arsyet pse konsumatorët nuk duhet të blejnë këtë vaj ulliri dhe i bën thirrje Autoritetit Kombëtar të Ushqimitm të marrë masa në disa drejtime.

Postimi i ekspertes:

MOS E KERCENI ‘TANGON KLASIKE’ ME KETE LLOJ VAJI!

Kur ta shikoni kete ne rraftet e marketeve, mos e merrni.
Ky tregon per vaj ulliri, por nuk eshte vaj ulliri. Ose se paku nuk eshte vaj ulliri ne pjesen me te madhe te tij.

AKU t’u kerkoje importuesve qe te vendosin mbi ambalazhe etiketa me shkronja te medha, te lexueshme lehtesisht pa syze, sepse kjo kuti psh, ka nje flete te ngjitur ne gjuhen shqipe qe mbushet me llafe te kota, terci- verci, me qellim qe te justifikoje ne ate copez leter, shkronjat mikroskopike. Ato nuk donin syze, donin mikroskop.
Etiketa duhet te jete shqip me shkronja te medha, ashtu sic eshte greqisht me shkronja te medha. Populli nuk lexon as greqisht, as arabisht, as kinezçe (nuk ka te beje me mungese respekti per secilen nga keto gjuhe, sepse cdo gjuhe vjen nga Perendia, por ka te beje me moskuptueshmerine e alfabeteve te tyre).
Se dyti, AKU te detyroje prodhuesit dhe importuesit, qe siper ambalazheve, etiketa te shenoje me shkronja te medha: Vaj i rafinuar luledielli, apo vaj i rafinuar ulliri, etj etj. Sepse shume njerez nuk e dine, qe mungesa e kesaj fjale presupozon automatikisht qe ky eshte vaj i rafinuar.
Gjithashtu, te shenohet se ky vaj eshte nxjerre me perberes kimike si Heksan etj. Pra njerezit te informohen se vaji nuk eshte ashtu si e nxjerr natyra.
Po keshtu, prodhuesit te jene te detyruar te shenojne qe ky vaj nuk i ka vlerat ushqyese dhe shendetesore te vajrave te virgjer. Ky shenim eshte shume e rendesishme te behet, sepse njerezit nuk e dine se vajrat e rafinuar kane nje strukture molekulare krejtesisht te ndryshuar dhe madje ata jane toksike. Shkencetarja e madhe gjermane, Budëig i kushtoi nje jete te tere studimit te vajrave dhe doli ne konkluzionin se vajrat e rafinuar jane nje nder shkaqet themelore te semundshmerise dhe te vete kancerit.
Githashtu, strukturat shteterore nuk duhet te lejojne tregtimin e vajrave per konsum, me emertime te shpikura te bukura, si psh. Vaj sallate. Nuk ekziston vaj sallate. Vajrat ushqimore emertohen sipas farave, arrave dhe frutave prej nga nxirren. Psh. Vaj kokosi, apo vaj susami apo vaj kikiriku. Vaji i shitur si ‘vaj sallate’ duhet te shenoje ne vend te ketij emri fals, emrin real. Psh vaj luledielli +. Dhe nen emertimin e madh, shpjegimi i metejshem. Psh vaj luledielli i rafinuar 90% dhe vaj ulliri i rafinuar 10%.

Sikur ka edhe nje drejtori te Mbrojtjes se Konsumatorit ne Ministrine e Ekonomise, qe para nja 5-6 vitesh deformoi kontraten e ujesjellesit me konsumatoret dhe ne vend te merrte pozitat e konsumatorit, shkoi dhe i ngarkoi detyrimet e UKT, qytetareve (konkretisht, matesi qe nuk mat mire, duke qene i keqkolauduar, qe mund ta kete vjedhur konsumatorin, kur ky ankohet, tani matesi zevendesohet me xhepin e qytetarit. Kane bere edhe ‘mrekulli’ te tjera me kete kontrate, qe nuk kam pasur kohe te merrem). ….
Nuk kam pare asnje reagim institucional, qofte edhe formal te ketij institucioni, deri ne ate pike sa shume prej jush as qe e dine se ekziston nje strukture e tille mbrojtese, e jo me te jeni ankuar atje. Po bleve psh nje pajisje elektroshtepiake me defekt, apo dicka tjeter me cen dhe shitesi nuk ta pranon, nuk ke ku ankohesh. …
U zgjerova nga tema per te thene se konsumatori shqiptar eshte teresisht i pambrojtur. E vetmja mbrojtje eshte informacioni. Dhe mos harroni; gjyslyqet me vete! 

Duke blere vetem vajra cilesore, esktra te virgjer dhe te shtrydhur ne presion te ftohte, ne mbeshtesim fermerin e ndershem, biznesmenin e ndershem, zanatçiun e ndershem, herbalistin e ndershem. T’i japim buke me teper njerezve qe na ofrojne ushqim te shendetshem dhe te dekurajojme industrine e shfrenuar perpunuese, qe po e paguajme me turlilloj semundjesh.

74237636_441496123175574_2403883063743348736_n.jpg
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author