Ka hedhur miliona lekë për reformën, ambasada amerikane tallet për Gjykatën Kushtetuese.

0

Në një deklaratë për mediat, Ambasada thotë se kjo çështje duhet dërguar për shqyrtim në Komisionin e Venecias, si dhe duhet respektuar nga të gjitha palët opinioni i kësaj të fundit.

“Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Deklarata e plotë:

Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.

Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat.

Pas kesaj deklarate ka reaguar dhe gazetarja Desada Metaj me nje status ne profilin e saj.

Ja deklarata e gazetares.

Thënë shkurt e gjithë reforma në drejtësi zbërthehet në një fjali : “drejtohuni tek Komisioni Venecias”…. kur qënka kështu gjithë ato pará të shpenzuara ti kishin investuar në një linjë direkte Tiranë- Venecia që për çdo vendim të kishim përgjigjen sa më shpejt.

Shqipëria ka shkuar 24 herë ne Komisionin e Venecias nga 1998. Nga viti 2014 ka shkuar 9 herë. 3-4 herët e fundit vetëm për ndryshimet kushtetuese që prodhoi reforma në drejtësi!

P.s. imagjinoj Komisionin e Venecias duke shqyrtuar dosjen Kajmaku-perfundon gazetarja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author