Tryeza kunder “Mini-Shengenit Ballkanik” ishte dje në Berat.
Pas Tiranes, Shkodres, Elbasanit, Gjakoves, Fierit, Pogradecit dhe Kukesit, tryeza e diskutimit, “Per shqiptaret dielli lind ne perendim, u ndal ne Berat. U mbajten fjalime per “Mini-Shengenin Ballkanik”, nje nisme e Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama dhe Presidentit te Serbise Aleksander Vucic. Qe ne krye te heres u theksua se ky “Mini-Shengen” nuk eshte gje tjeter vecse nje “Jugosllavi e Re”, ndersa akademiku Apollon Bace vuri ne dukje harten qe ka botuar Kryeministri Rama dhe ne ate harte, Kosova eshte pjese e Serbise.
Gjithashtu nga diskutantet u fol rreth bojkotimit qe i ka bere Kosova kesaj nisme serbe dhe se Shqiperia duhet te ndjeke te njejten rruge. Zoti Rexhep Abazi kishte udhetuar nga Medvegja per t’iu bashkuar kesaj tryeze ne Berat dhe ai theksoi qe duhet “Mini-Shengen” Shqiperi-Kosove dhe jo Shqiperi-Serbi. Qytetaret e Beratit e cilesuan kete nisme te pakonsultuar me partneret strategjike te Shqiperise, qe jane ShBA dhe BE, si tradheti kombetare qe duhet ndalur me cdo cmim. U diskutua edhe per takimin e pritshem ne Durres mes Rames dhe Vucic, me 21 dhjetor 2019, ku duhet organizuar proteste.
Tryeza kunder “Mini-Shengenit Ballkanik” do te vijoje edhe ne qytete te tjera ku ka shqiptare.