Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë Dhomës së Noterisë, përmes së cilës i kërkon të raportojë çdo lëvizje të ish-kryebashkiakut, sepse për prokurë atij do i duhet të paraqitet pranë noterëve.
‘Noterët duhet të njoftojnë Prokurorinë nëse paraqitet Agim Kajmaku. Në rast të kundërt, ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore’, thuhet në shkresën për Dhomën e Noterisë.
Shkresa mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.