Ish prokurori i përgjithshëm Sollaku: Në kohën e Berishës funksiononte shteti

0

Ish prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku i ftuar në emisionin 360 Gradë në RTV Ora pohoi se shteti funksiononte gjatë kohës që në pushtet ishte Sali Berisha.

Ai kritikoi procesin e vettingut duke shprehur se nuk është shkarkuar ende asnjë me prova dhe argumente bindëse për përfshirjen në korrupsion.

Sollaku:  Edhe përpara 2016-ës këta që artikulojnë sot, përfaqësuesit e mazhorancës, unë mendoj që e kanë gabim. Ka qenë ajo Gjykatë Kushtetuese që në kohën e pushtetit të Sali Berishës mund të ketë prishur rreth 40 ligje dhe akte të qeverisë me kërkesën e opozitës së asaj kohe. Do të thotë që funksiononte shteti. Natyrisht që ka pasur problematika dhe shqetësimi më i madh i njerëzve ndaj opinionit në tërësi ka qenë korrupsioni. Në thelb ajo është krim dhe si gjithë krimet e tjera shteti ka mekanizma për ta frenuar e për ta parandaluar dhe për ta goditur. Ne kemi sot gati një vit që po bëhet vettingu në organet e drejtësisë dhe nuk kemi parë një që të shkarkohet me argumenta bindëse si i korruptuar.

/Ora News.tv/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author