Aktualitet

Arta Marku nuk pajtohet me renditjen që Këshilli i Lartë i Prokurorisë i bëri asaj në garën me dy kandidatë të tjerë

Kryeprokurorja e përkoshme Arta Marku nuk pajtohet me renditjen që Këshilli i Lartë i Prokurorisë i bëri asaj në garën me dy kandidatë të tjerë për postin e Prokurorit të Pergjithshëm.

Marku i ka kërkuar këshillit t’i vërë në dispozicion pikëzimin e detajuar nga 11 anëtarët e tij, në mënyrë që të vlerësojë të drejtën për të ushtruar ankimim kundër vendimit.

Ajo u rendit e dyta me 406 pikë. Lista kryesohet nga Olsian Çela me 459 pikë dhe e treta u rendit Fatjona Memçaj me 362 pikë. Lista e tre kandidatëve u miratua më 14 Nëntor nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me shumicë votash.

Kryeprokurorja e përkohshme është e vetmja që ka kërkuar informacion për procedurën e pikëzimit. Përmes një shkrese drejtuar këtij institucioni, Arta Marku kërkon gjithashtu të njihet dhe me metodologjinë e ndjekur në këtë rast.

Burime nga organi qëndror i akuzës konfirmojnë për Tv Klan se, Arta Marku pritet të ankimojë të mërkurën vendimin, ditë në të cilën përfundon edhe afati për këtë procedurë.

Ankimimi i Arta Markut në Gjykatën Administrative të Apelit do të sillte vonesa në këtë proces. Vetëm pas shqyrtimit të ankimimit në gjykatë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mund t’ia përcjellë listën Kuvendit për të zgjedhur kryeprokurorin e ri. Kuvendi duhet të zgjedhë brenda 30 ditësh me 84 vota njërin prej tre emrave në listë. Nëse nuk arrihet kjo shumicë, automatikisht i pari i listës zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania