Kryemadhi: ‘Rama nuk ka shanc ta prish Teatrin Kombëtar’. Bochard ta mbaj për vete gishtin e mesit.

Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk do ketë shancin ta prish Teatrin Kombëtar dhe për këtë arsyen e di vëtë ai.  

‘Besoj që Rama nuk do ta ketë dot shancin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Tentoj deri në fund të korrikut po nuk ja doli, arsyen e di vetë. Opozita nuk asnjë mekanizëm për ta ndaluar zotin Rama. Opozitaopërdori një sistem për ta ‘nxjerr jasht loje’ kryeministrin Edi Rama, po nuk e vazhdoi’, tha ajo.

Më tej Kryemadhi ka komentuar edhe veprimin e Ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Bernd Bochard, i cili bëri gjestin e turpshën duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të Astirit.

Sipas Kryemadhit, ai bën pjesë tek njerëz që nuk kanë integritetin e duhur dhe këtë gjest ta mbaj për vete.

‘Unë mendoj se zoti Bochard mund të kishte kandituar për Gjykatën Kushtetuese. Mund të kishte qene edhe në vakancat e kuvendit.  Përsa i përket gishtit të mesit, kush i nxjerr gishtin e mesit dhe fyen shqiptarët ta mbaj për vete. Më shumë këta njerëz nuk kanë integritetin e duhur dhe bënë këto veprime ndaj njerëzve tanë. Mos të harrojmë që veprim vinte nga zotëria në fjalë në momentin kur aty ishte një turm me gra. Mos të harrojmë që në asnjë vend të botës të zhvilluar si në SHBA hapnin sytë kur dëgjonin shifrën që kushton ndërtimi i rrugës’, përfundoi ajo.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments