ISP-ja ‘nxjerr zbuluar’ PS-në: 5 herë më shumë vota në 30 qershor se në zgjedhjet e së shtunës

0

Instituti i Studimeve Politike konstaton se në zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS-së që u mbajtën ditën e shtunë, morën pjesë 76,068 votues, pra mbi 20 mijë anëtarë më pak të deklaruar në Regjistrin e Anëtarësisë së PS-së.

Në raportimin për zgjedhjet e brendshme brenda partisë në pushtet, ISP analizon se ka një fiktivitet të lartë të publikimit të shifrave të pjesëmarrjes në zgjedhjet e strukturave të PS-së.

Në të njëjtën kohë, ISP krahason shifrat e votave të zgjedhjes së të shtunës me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nxjerrin një raport të frikshëm të votave 5 me 1. (564679 vota siguroi PS-ja në zgjedhjet  e fundit lokale, ndërsa anëtarësia e kësaj force politike është 110120 persona).

”Për pasojë, fiktiviteti në deklarimet e anëtarëve shoqërohet me fiktivitet në deklarimet financiare dhe kjo e fundit përbën shkelje të nenit 9 të Kushtetutës dhe një vepër penale, për të cilën shumë qytetarë shqiptarë mund të përfundojnë përpara drejtësisë”, shkruan ISP-ja.

Ndërkohë, dy ditë pasi ka mbaruar proçesi i zgjedhjes së 706 delegatëve të Kongresit të PS-së, selia rozë ende nuk ka nxjerrë fituesit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author