Senida Mesi/ PS është e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe në rang kombëtar

0

Ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka votuar sot në Shkodër për zgjedhjen e delegatëve të rinj në Partinë Socialiste.

Pas votimit, Mesi ka dhënë një mesazh, teksa ka deklaruar se me këtë President apo me një tjetër, në Shkodër do të ketë zgjedhje të pjesshme të parakohshme.

Më tej, ajo ka shtuar se PS është e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe në rang kombëtar, duke shtuar se kjo forcë politike ka 500 mijë vota më tepër. Gjithashtu, Mesi ka deklaruar se në Shqipëri ka mbaruar koha e KÇK.

Me kete President ose nje tjeter ne Shkoder do te kete zgjedhje te pjesshme te parakohshme. PS eshte e gatshme per cdo sfide tjeter qofshin edhe zgjedhjet e parakohshme ne rang kombëtar, sepse jemi forca me e madhe politike dhe aktualisht qe flasim kemi 500 mije vota me teper.

Ky proces qe po zhvillojme sot per zgjedhjen e delegateve eshte i rëndësishëm, sepse rinia duhet te shkeputet nga mentaliteti komunist apo antikomunist dhe te shohim drejt te ardhmes si nje parti progresiste qe eshte PS.

Te kaluaren nuk duhet ta harrojmë, por PS eshte shkeputur njehere e mire nga komunizmi dhe kjo eshte e qarte, por historia e te kaluares nuk i perket ketij brezi 30 vjeçar. Ne Shqiperi ka mbaruar koha e KÇK (kap ça te kapesh), sepse nuk mundet me qe nje individ si prokuror apo gjyqtar te veprojne si te duan, sepse kemi edhe procesin e Vettingut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author