Prokurori i Antimafies italiane De Raho: ‘Ndrangheta’ ka lidhje të forta në Shqipëri

0

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po mban një konferencë për shtyp së bashku me prokurorin e Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho, me temë ‘ Administrimi i pasurive të konfiskuara’.

Në fjalën e tij, prokurori i Antimafias italiane, De Raho deklaroi bashkëpunimin me ministren Gjonaj dhe foli për lidhjet e krimit shqiptar me atë italian.

Sipas tij, organizata e njohur mafioze italiane, Ndrangheta, ka lidhje të fuqishme me elementë kriminalë shqiptarë.

De Raho foli për rëndësinë që ka konfiskimi i pasurive të mafias, duke e bërë ketë të fundit të pafuqishme për të vepruar.

‘Me minisren shqiptare të drejtësë, znj,Gjonaj, kemi pasur bashkëpunime.

Ne kemi një problem dhe sfidë të përbashkët, luftën ndaj krimit. Elementët kriminale shqiptarë dhe italianë, bashkëpunojnë shpesh për kokainën. Organizata kriminale, Ndrangheta ka lidhje të forta në Shqipëri.

Konfiskimi parandalues është armë e fuqishme kundër krimit. Sepse duke i konfiskuar pasurinë, ne e i bëjmë këro organizata kriminale të pafuqishme për të vepruar. Por mbi të gjitha, nevojitet  një lloj i veçantë trajtimi për të dënuarit e Kësaj kategorie’, tha De Raho.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author