Neranxi i shkruan Goros/ Tani që keni provat e dështimit tuaj, prishni betonin dhe na riktheni plazhin!

0

Letër e hapur Jorgo Goros!

Tani që keni provat e dështimit tuaj, prishni betonin dhe na riktheni plazhin!

Beteja e parë e Shoqatës për Mbrojtjen e Shtëpive, Pronave, Historisë dhe Kulturës, Himarë, ishte ajo për të kundërshtuar Rikualifikimin Urban të Himarës, i cili kishte si projekt, grabitje të pronës private, shkatërrimin e identitetit, historisë, por edhe shkatërrimin e natyrës. Për këtë arsye, himariotët kanë protestuar për disa vite dhe tani beteja vijon në Gjykata. Por duke patur parasysh ritmet e ngadalta të punës së Gjyqësorit, Shoqata i bën thirrje Bashkisë së Himarës dhe Kryetarit Jorgo Goro, të prishë urgjentisht betonin qe ka zaptuar shëtitoren e Spilese dhe rërën e plazhit të saj, si një dështim i këtij projekti! Betoni i cili fillon nga deti dhe deri tek dyqanet dhe banesat, ka zhdukur rërën dhe në Spile nuk mund të bësh më plazh. Përveç kesaj, struktura nuk krijon barrierë, në mënyrë që dallgët të kthehen mbrapsht, por uji shkon deri në banesa duke bërë dëme të mëdha, për rikuperimin e të cilave nuk përgjigjet askush!
Siç e shikoni të nderuar pushtetarë, ajo që keni bërë në Himarë, nuk ngjan aspak me Jugun e Francës siç thoshte kryeministri. Ju e keni kthyer Himarën, atë perlë të natyrës, në një monstër, me babëzinë dhe urrejtjen tuaj! Pjesa e paprekur e bregut nga betoni juaj, ku nuk futet asnjë pikë ujë, ajo copë lagje që ne e mbrojtëm me trupat tanë nga babëzia juaj, ju diskrediton sepse tregon se ju nuk keni bërë asnjëherë gjënë e duhur! Bëjeni tani të paktën! Prishni betonin dhe kthejani plazhin njerëzve dhe qytetin banorëve te saj!

Shoqata për Mbrojtjen e Shtëpive, Pronave, Historisë dhe Kulturës, Himarë
Kryetar Nikollaq Neranxi

Letër e hapur Jorgo Goros! Tani që keni provat e dështimit tuaj, prishni betonin dhe na riktheni plazhin!Beteja e parë e Shoqatës për Mbrojtjen e Shtëpive, Pronave, Historisë dhe Kulturës, Himarë, ishte ajo për të kundërshtuar Rikualifikimin Urban të Himarës, i cili kishte si projekt, grabitje të pronës private, shkatërrimin e identitetit, historisë, por edhe shkatërrimin e natyrës. Për këtë arsye, himariotët kanë protestuar për disa vite dhe tani beteja vijon në Gjykata. Por duke patur parasysh ritmet e ngadalta të punës së Gjyqësorit, Shoqata i bën thirrje Bashkisë së Himarës dhe Kryetarit Jorgo Goro, të prishë urgjentisht betonin qe ka zaptuar shëtitoren e Spilese dhe rërën e plazhit të saj, si një dështim i këtij projekti! Betoni i cili fillon nga deti dhe deri tek dyqanet dhe banesat, ka zhdukur rërën dhe në Spile nuk mund të bësh më plazh. Përveç kesaj, struktura nuk krijon barrierë, në mënyrë që dallgët të kthehen mbrapsht, por uji shkon deri në banesa duke bërë dëme të mëdha, për rikuperimin e të cilave nuk përgjigjet askush!Siç e shikoni të nderuar pushtetarë, ajo që keni bërë në Himarë, nuk ngjan aspak me Jugun e Francës siç thoshte kryeministri. Ju e keni kthyer Himarën, atë perlë të natyrës, në një monstër, me babëzinë dhe urrejtjen tuaj! Pjesa e paprekur e bregut nga betoni juaj, ku nuk futet asnjë pikë ujë, ajo copë lagje që ne e mbrojtëm me trupat tanë nga babëzia juaj, ju diskrediton sepse tregon se ju nuk keni bërë asnjëherë gjënë e duhur! Bëjeni tani të paktën! Prishni betonin dhe kthejani plazhin njerëzve dhe qytetin banorëve te saj!Shoqata për Mbrojtjen e Shtëpive, Pronave, Historisë dhe Kulturës, HimarëKryetar Nikollaq Neranxi

Posted by Nikollaq Neranxi on Friday, November 15, 2019
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author