“Na kanë lënë në baltë”, fermerët ankohen te Lulzim Basha. VIDEO

0

Lulzim Basha në bashkëbisedim me fermerët e Urës Vajgurore u ndal te shqetësimet e tyre, ndërsa shpalosi edhe planin  që PD-ja synon ta zbatojë në këtë sektor. Banorët thanë se janë të braktisur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama pasi nuk kanë pasur asnjë ndihmë.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Fermeri: Qeveria na ka lënë në baltë, jemi të mbytur në borxhe. Si do dalim nga kjo krizë e rëndë

Fermer nga Otllaku: Nuk kemi asnjë të ardhur. As fëmijët nuk i çoj dot në spital dhe shkollë

Lulzim Basha: Kur të dëgjon dikush kur thua këtë hall, me siguri thotë se ku jemi, mos jemi të pushtuar! Po në falt jemi të pushtuar nga një bandë oligarkësh. Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’ju dëgjoj.

LIVE – Me fermerët e Urës Vajgurore në "Rrugëtimin për Shqipërinë"�

LIVE – Me fermerët e Urës Vajgurore në "Rrugëtimin për Shqipërinë"🇦🇱

Posted by Lulzim Basha on Friday, November 15, 2019
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author