KLGJ kualifikon për në Gjykatë të Lartë, baxhanakun e Ben Blushit
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të nis verifikimin kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Mësohet se tre emrat e përzgjedhur janë Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.
“Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës:
1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu;
2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;
3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator Dritan Hallunaj”, thuhet në njoftimin e KLGJ.
Kujtojmë se, Ervin Pupe është baxhanaku i drejtorit të TCH, Ben Blushi.
Pupe vetëm në vitin 2006 është kthyer në Shqipëri nga emigrimi. Pasi është kthyer në vend ai ka bërë edhe shkollën duke u futur në rrugën e avokatisë.
Por edhe sikur Pupe të ketë bërë më parë shkollën, nuk i plotëson vitet e duhura për tu kualifikuar si kandidat për gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Por falë reformës në drejtësi të Rilindjes, baxhanaku i Blushit ia del sërish të kualifikohet si kandidat për në Gjykatën e Lartë. /Syri.net