Braçe i del në mbrojtje Miranda Xhemalçe: Noteria nuk është ‘parukiere’

0

Zv/kryeministri Braçe mbrojti betimin e Arta Vorpsit para Kryetares së Dhomës së Noterëve Miranda Xhemalçin, rast i cili u kontestua fortë nga opozita dhe shumë zëra të tjerë.

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ku u miratua me 97 vota pro “Mbi nevojën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese” duke shmangur krizën kushtetuese, Braçe kundështoi caktimin e Marsida Xhaferllarit si anëtarja e pestë e Gjykatës Kushtetuese, e cila u rendit e katërta në listën e KED-së për vakancën e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Miranda Xhemalçi nuk ka kryer asnjë shkelje.

”Çdo berber në Shqipëri mund të dalë dhe të shpërndajë Kuvendin, lexoni Kushtetutën dhe shikoni nëse ka të drejtë apo jo.

Kam përshtypje se ju mediat i jeni referuar dje kryetares së Dhomës së Noterve, e cila e ka konsideruar proces ligjor atë që është zhvilluar, nuk ka ndonjë shkelje ligji.

E dyta noteria ka një ligj, dhe në asnjë rast në botë nuk është parukeri, Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i pari, ka ndodhur një akt antikushtetues”, përfundoi fjalën e tij Braçe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author