Veç kur ti shofim anëtarët e Gjykatës së Lartë të betohen te Abi Bank, ose ndonjë pikë karburanti

0

Andi Bejtja

Ka hedhur nota dyshimi për mënyrën korruptive që mund të zgjidhen anëtarët e gjykatës së lartë, analisti Andi Bejtja, pas veprimit të sotëm të Arta Vorpsit për të bërë betimin si anëtare e gjykatës Kushtetuese te një notere.

Duke parathënë një proces të vështirë për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës së Lartë, Bejtja aludon se ata do të betohen te Abi Bank apo ndonjë pikë karburati. Aludimi lidhet me faktin se në bordin e Abi Bank ka qenë bashkëshortja e kryeministrit dhe opozita gjithmonë ka akuzuar për lidhjet e kësaj banke me pushtetin.

Shkruan Bejtja:

Nuk e kuptoj pse habitet ky popull qe u betua tjetra te noteri: partia qe eshte ne pushtet ka kohe qe perhap filozofine ” Presidenti eshte thjesht noter”….Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe kur Presidenti eshte Noter, Noteri te mos behet President….E beri dhe kete kjo ” Reforme ne Drejtesi: Noteri perfaqeson Unitetin e Popullit…Shume shpejt do vi koha qe edhe anetaret e Gjykates Larte psh te betohen te Abi Bank, ose te ndonje pike karburanti…

Total 4 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author