Reagon noterja: Kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj

0

Në një deklaratë për gazetarët, kjo e fundit shprehet se ka bërë vetëm detyrën njësoj si me të gjithë qytetarët e tjerë.

‘Më ka paraqitur një deklaratë të hartuar jashtë zyrës time noteriale dhe më vjen me deklaratën si çdo qytetar tjetër dhe unë vetëm kam vërtetuar nënshkrimin e saj. E hodhi firmën në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë.

Kam legalizuar vetëm nënshkrimin e Arta Vorpsit, kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. Mu paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën në sistem dhe unë kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të firmës së saj’, tha Xhemalçi.

Ditën e sotme, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author