E tmerrshme/ Arta Vorpsi betohet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese tek noterja

0

Vorpsi ka bërë sot bën betimin tek noterja si anëtare e Gykatës Kushtetuese. 

Mbi dorën mbi Kushtetutë, betohem!. Betohem se gjatë detyrës sime do të qëndroj besnike’, tha Vorpsi gjatë nënshkrimi tek noterja.

Gjyqtarja ka njoftuar betimin tek institucionet kushtetuese, tek Presidenti, KED dhe Gjykata Kushtetuese. 

Betimi i saj është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja.

Ndërkohë, përbërja e Gjykatës Kushtetuese deri tani është: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Megjithatë ka një përpasje, për shkak se në ligj është e përcaktuar se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të betohen para presidentit dhe ende nuk dihet nëse ajo do të lejohet të ushtrojë detyrën.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author