Braimllari: Opozita dëmshpërblim 100 % për banorët e ”Astirit”

0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në një intervistë në emisionin 7 pa 5 në ”Vizion Plus”, ka folur për ngjarjen tek ”Unaza e Re”. Teksa ka theksuar se banorët janë taksapagues për 25 vite, ai shtoi se Rama ushtroi terror mbi ta. Ndër të tjera, ai është shprehur se e gjithë kjo farsë është në shërbim të Edi Ramës, pasi nga i gjithë projekti fitimet shkojnë në llogarinë personale të kryeministrit.

”Edi Rama ka përdorur gjithë policinë e shtetit për interesat e tij personale sepse afera korruptive tek Unaza e Re është llogari personale e Edi Ramës dhe që shkon drejtpërdrejt ne xhepin e tij. Pra përdori të gjithë instrumentet shtetëror për të mbrojtur vjedhjen e tij. Kjo që Edi Rama po bën me banorët e Unazës së Re është një krim shtetëror sepse këta banorë që po u prishen shtëpitë kanë 30 vite që paguajnë taksat. Këtyre banorëve u kanë shkuar inspektorët e ALUZINI-t për t’i bërë legalizimet, pra janë ne procedurë legalizimi. Disa prej tyre kanë dhe shtëpi të legalizuar”.

Po ajo pjesë që nuk ka legalizime çfarë taksë paguan?

Paguajnë ujin, paguajnë dritat, paguajnë taksën e gjelbërimit dhe taksat e Bashkisë së Tiranës. Pra kanë paguar të gjitha taksat njëlloj si i paguan çdo qytetar tjetër që mund të ketë një pronë me certifikatë pronësie dhe nga ana tjetër ALUZINI ka shkuar dhe ka marrë dhe lekët e faturave nga pesë milion lekë. Pra e ka futur në proces legalizimi, kanë paguar dhe taksën e ALZUINI-t që unë nga bashkëbisedimi me banorët e kam kuptuar që ka këtë llojë procedure dhe sesi ka funksionuar atje dhe në fund e kanë nxjerrë zonën të skualifikuar dhe për tu shembur. Për një objekt i i ndarë në dy pjesë nje ka marre certifikaren e hipotekes tjetri jo. Pra si ka mundesi qe i njejti objekt hipotekohrt gjysma kurse tjeter nuk hipotekohet sepse e kap projekti.

Brahimllari është shprehur se opozita e bashkuar ka ndërshkruar një pakt me banorët, të cilëve ju ka premtuar dëmshpërblim për banesat e prishura.

”Rastet abuzive janë pafund dhe duke u nisur nga kjo situatë qeveria duhet të gjejë mekanizmat për të ulur në dialog qytetarët. Qytetarët kanë kërkuar dialog. Shpesh herë abuzohet kur thuhet “protesta e opozitës”. Hapni pamjet të 3 nëntor 2018, ata banorë kanë kërkuar fillimisht përfaqësuesit e mazhorancës të shkojnë të dialogojnë, pra nuk kanë kërkuar opozitën. Kanë thirrur deputetin e zonës që të shkojë të dialogojë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje. Kanë hasur një arrogancë të jashtëzakonshme nga ana e qeverisë dhe pas 10 ditësh protestë kërkuan që opozita ti përkrahë. E gjithë kjo situatë I jep të drejtë banorëve, sepse kanë të drejtë përsa i përket pronës së tyre. Qeveria është treguar abuzive me banorët, por nga ana tjetër ndërhyrja e policisë në mënyrë të pashpirt, a thua se ti po lufton një armik të jashtëm të vendit tënd, e jo qytetarët e këtij vendi që paguajnë taksa. Ke detyrime për ti mbrojtur dhe jo për ti dhunuar. Patjetër që ata punonjës policie që janë në reshtin e parë nuk japi urdhër për të hedhur gaz, janë eprorët e tyre që mbajnë përgjegjësi. Të jesh e bindur që ata efektivë policie janë vetë pa shtëpi. Njoh efektivë që kanë qenë dje aty dhe banojnë në Shkozë, dhe Edi Rama u ka prishur shtëpinë. Dje ishin në krye të detyrës, sepse me atë mban familjen. Ata banorë nuk janë kundra policisë, por urdhrat politikë nga eprorët e tyre, ka bërë që aty të jetë një zonë krimi dhe të ushtrohet një dhunë e paparë në këto 30 vite”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author