Vasili nuk lejohet të takojë të plagosurit e Astirit: Sharlatanët, më treguan rregullat

0

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se qeveria po fsheh shifrën e saktë të numrit të të plagosurve.

Ndërkohë shtoi se u ndalua nga mjekët të takonte të lënduarit.

‘Janë dhunuar se mbrojtën pronën e tyre, – tha Vasili. – Kërkojani qeverisë që fsheh shifrat. Nuk jam unë për shifrat, ka për detyrë t’i fsheh qeveria. Më ndaluan dhe më penguan të hyj në spitalet ku kam shërbyer përgjatë gjithë jetës sime. Është hera e parë dhe më treguan rregullat ca sharlatanë. Çdo gjë fshihet.

Të moshuar mbi 74 vjeç janë goditur me grushte. Një situatë të tillë nuk është parë. Kjo grabitje është tek pragu i derës dhe i godet të gjithë.” © SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author