Andi Bejtja: SHBA e BE deklarata “neveritëse” duan të justifikojnë lekët për “Reformën”

0

Analisti Andi Bejtja këtë mëngjes ka fajësuar komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen që po I jep qeverisë pavarësisht asaj që shihet publikisht se çfarë po ndodh në kryeqytet.

Ai shkruan se ambasada e SHBA dhe BE duan të justifikojnë lekët e hedhura te Reforma në Drejtësi, ndaj mbyllin sytë për çdo gjë korruptive të kësaj qeverie, raporton newsbomb.al.

Shkruan Andi Bejtja:

Pas përshendetjes neveritëse që Ambasada Amerikane dhe BE i bënë emërimit në dhunim të Kushtetutës të dy anëtarëve të Gjykatës, nuk ka se si mos ndodhë dhe kjo dhunë që po shohim këtë mëngjes ndaj banorëve të Unazës së Re e shumë shkelje të ligjit e dhunime të demokracisë. Te jeni të bindur kështu do ndodhë dhe Teatrin apo me çdo gjë korruptive sa herë që BE, apo USA, do mundohen të justifikojnë lekët e hedhura për reformën në Drejtësi që në fakt po shkojnë për kapjen e shtetit nga Kryeministri.

Sa krime po bëhen nën emrin tënd o Reforme në Drejtësi. Më bëri pershtypje zvarritja qe policia i bëri aktivistit të njohur Ervin Goci, i cili thjesht po monitoronte protestën e banorëve si aktivist. Nuk pres të flase njeri nga ndërkombëtarët, prandaj e dashur opozite nuk ke pse vazhdon më kot “Rrugëtimin për Shqipërinë”, por mer rrugën për tek Unaza Re.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author