Të zgjedhim Kosovën, jo Serbinë/ Debate të ashpra mes Majkos dhe Ramës në mbledhje qeverie

0

Në takimin e Ohrit, Kryeministri Rama u kushtoi më shumë rëndësi kundërshtarëve se temave të takimit. Tha që Kosova është vetëpërjashtuar, që kundërshtarët e idesë së tij nuk kanë vizion dhe që historia do i gjykojë, tha që mund të shante Serbinë nga Facebook dhe të mos shkonte në takim, qe ata që e kundërshtojnë e bëjnë për të fituar pikë brenda vendit etj. 

Të gjitha këto, jo vetëm nga letra e Hashim Thaçit dhe as nga reagimi i mediave në Shqipëri dhe Kosovë. Kundër takimit të Ohrit kanë qenë të gjithë politikanët me përvojë, në Shqipëri dhe Kosovë. 

Nuk behet fjalë per opozitën, por për bashkëpunëtorët e tij. Burime të dosja.al thonë se në kryesinë e Partisë Socialiste dhe në mbledhjen e qeverisë, ka patur një debat jo shumë të moderuar mes Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. Ish- Kryeministri gjatë luftës në Kosovë e ka quajtur këtë një lëvizje të gabuar, që dëmton interesat e Kosovës dhe që i jep pikë vetëm propagandës serbe për fqinjësi të mirë.

Debatet kanë qenë të ashpra edhe për faktin se Rama nuk ka pranuar të marrë mendimin e Majkos. Ministri i Diasporës, qe ndodhet në Bruksel këto ditë, ka qenë ne dilemë nëse duhet të bënte një deklarim publik kundër takimit të Ohrit.   

Nuk ka qenë vetëm Majko. Politikanët e Kosovës njëzëri i kanë shprehur Kryeministrit të Shqipërisë kundërshtimin e vendosur ndaj nismës së Shengenit Ballkanit dhe takimit të Ohrit. Shpjegimi i Hashim Thaçit, aleatit më të ngushtë të Ramës në Kosovë, ishte qëndrimi më i moderuar ndaj aktivitetit që Kryeministri po bën, pa u konsultuar as brenda dhe as jashtë vendit. 

I gjendur në këtë situatë, Rama e pa me vend të dilte kundër të gjithëve, improvizoi edhe një konferencë shtypi vetëm me mediat e Tiranës që të sulmonte të gjithë dhe t’u dilte përpara deklaratave kundër takimit të Ohrit. 

Ajo që mbetet për t’u parë këto ditë, është qëndrimi i tij ndaj Pandeli Majkos. Në pritje të takimit të dhjetorit në Durrës, debatet mes Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, pritet të shtohen dhe të sjellin ndoshta një ndarje të madhe.

Dosja.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author