“Mini-Shengenin Ballkanik”/ Në Ohër dje edhe Soros.

0

Ditën e djeshme u zhvillua në Ohër takimi i dytë mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të nismës për atë që njihet si “mini-Shengeni Ballkanik”.

Ndërkohë që mediat maqedonase raportojnë se Aleks Soros, djali i miliarderit amerikan, Xhorxh Soros ka mbërritur këto ditë në Ohër, nga ku dhe është trajtuar si VIP.

Sipas tyre, djali i Xhorxh Soros, ka zhvilluar një takim me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski si dhe  me kryeministrin  Zoran Zaev, ndërkohë që pritet që këtë të fundit ta mbështesë dhe në zgjedhje.

Por nuk përjashtohet që kjo vizitë të përdoret edhe për të takuar pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ohrit, siç ishte dhe kryeministri Edi Rama.

“Ka shumë të ngjarë që vizita në Ohër të përdoret edhe për takime me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu afër rrjetit, pasi ish-bashkëshortja e tij Delina Fico ka punuar në projekte të profileve të larta të financuara nga Soros. Presidenti serb Aleksandar Vucic po merr pjesë gjithashtu në samitin në Ohër.”– shkruhet ndër të tjera në shkrim.

‘Republika.mk’ ka siguruar edhe foto të Sorosit duke zbritur nga avioni i tij privat, i shoqëruar nga roje të shumta.

Shkrimi i plotë

“Qyteti Ohrit në Maqedoni është blinduar gjatë këtyre ditëve nga uniformat e policisë, helikopterë që lëvizin duke survejuar si dhe nga avionë privatë në airoport.

Arsyeja është samiti i ashtuquajtur i iniciativë Mini Schengen, një shtytje rajonale nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, e nisur pas dështimit për tu anëtarsuar në BE.

Në gjithë këtë blindim një grup i vogël vizitorësh kaluan pothuajse të pambrojtur. Grupi u prit u akomodua në në hotel Unique dhe zhvilloi takime pa njoftuar zyrtarë të lartë të qeverisë maqedonase.

Republika ka mësuar se trajtimi VIP ishte menduar për Aleksandër Soros, djalin e multimiliarderit të majtë Xhorxh Soros, i cili po takon kryeministrin Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski. Ka shumë të ngjarë që vizita në Ohër të përdoret edhe për takime me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu afër rrjetit, pasi ish-bashkëshortja e tij Delina Fico ka punuar në projekte të profileve të larta të financuara nga Soros. Presidenti serb Aleksandar Vucic po merr pjesë gjithashtu në samitin në Ohër.

Më tej thuhet se “burimet tona thonë se ardhja e fundit e Aleksandër Soros në Maqedoni është e lidhur me zgjedhjet e ardhshme të prillit 2020, ku pozita e Zaevit është tronditur shumë nga një numër skandalesh korrupsioni dhe mosmarrja e aprovimit për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE. Pritet që fondacionet e Shoqërisë së Hapur përsëri të lënë mënjanë fondet për fushatën parazgjedhore të Zaev, duke i siguruar atij mbështetje mediatike dhe mbështetje ndërkombëtare.

Vizita vjen në një kohë të përfshirjes së konsiderueshme të grupeve të Shoqërisë së Hapur në zhvillime të tjera ndërkombëtare, siç janë përpjekjet për të fajësuar Presidentin e SHBA Donald Trump, ku Soros ka miratuar kundërshtarin e tij Elizabeth Warren, dhe për të rrëzuar votën e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar.”- shkruan Republika MK.

(M.Q/Faxweb.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author