Lleshaj ka shpenzuar 60 mijë USD, për një foto propagandistike me Alvinin
Prej ditësh udhëtimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është mbuluar me hije misteri, pasi siç është bërë publike në media Shqipëria nuk ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës.
Shumë kanë hedhur dyshime se Lleshaj ka shkruar deri në Libi për të pritur Alvinin, për të bërë një foto me të dhe më pas ta përdorte politikisht, por kjo gjë është vërtetuar nga vet ministri. Në konferncën për shtyp në Romë, Lleshaj tha se “po e përdorim politikisht këtë rast për të dhënë mesazhe të rëndësishme”.
Por sot në një reagim në Facebook, drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj, ka shkruar më tej duke bërë publike dhe udhëtimet e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, dhe shkruan se kanë shpenzuar më shumë se 60 mijë dollarë.
Brahaj ndër të tjera shkruan se “në shumicën e rasteve këto janë udhëtime të ministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin”
“Kush e pagoi biletën e z. Lleshi për Bejrut. A janë dakord taksapaguesit të kontribuojnë që ministri të udhëtojë për Foto-Propagandë. Nga 1 janari e deri sot Ministria e Brendshme ka paguar përmes thesarit për axhensi për transport ajror shumë prej 6.25 milion lekë (me shume se 60 mijë usd) si Udhëtime Jashtë Vendit. Në shumicën e rasteve këto janë udhëtime të ministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin”, shkruan Brahaj.
Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti. Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan. Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.
(A.B. Dosja.al)