Aktualitet

Ish kryebashkiaku i Vorës ja mbath/Prokuroria kërkon arrestimin, policia nuk e gjen në shtëpi

Prokuroria e Përgjithshme kërkon arrestimin e Agim Kajmakut.

Mësohet se Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Pak ditë më parë, Prokuroria kërkoi shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Vorës.

Ndërsa KQZ-ja vendosi shkarkimin e tij nga detyra ku ishte emëruar nga Edi Rama, në votimet e 30 qershorit.

Sot policia ka shkuar në shtëpinë e Kajmakut me urdhër-arrestin në dorë, por nuk e ka gjetur.

Kështu Agim Kajmaku është shpallur në kërkim, bën të ditur SYRI TV.

Ende nuk dihen akuzat që janë ngritur ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?