Zgjohet Ben Blushi dhe sulmon sërish Ramën/ Shqipëria ka hyrë në një fazë depresive 6 vitet e fundit

0

Në ditët e sotme, rëndom ngrihen pyetje të tilla, që lidhen njëkohësisht me raportet e “nëndheshme” mes politikës dhe medias dhe besueshmërisë së kësaj të fundit. Këtë raport të ndërlikuar merr në analizë Prof.asoc. Dr. Belina Budina.

Në intervistën me Ben Blushi, drejtor i TCH, e botuar sot në Panorama (por çuditërisht ka mbetur veç në print dhe jo online ) janë thënë ca gjëra që meritojnë të ribotohen në faktor.al

Ben Blushi thotë në intervistë se Shqipëria gjashtë ose shtatë vitet e fundit, që përkon me qeverisjen e Edi Rama, ka hyrë në një depresion politik dhe ekonomik.

Shqipëria ka hyrë në një fazë depresive në të gjitha kuptimet, ekonomik, social, të emancipimit, të lirive, kulturor patjetër, sepse këto janë gjëra të lidhura. Pra, Optimizmi i shoqërisë ka rënë, prej gati një dekade ose 6-7 vitesh tashmë. Kjo padyshim, ka ndikuar edhe në nivelin  e klasës politike…

Këto janë fjalë mund të jenë edhe arsyeja pse kjo intervistë mbeti e pa përhapur në portale dhe rrjetet sociale, sepse censorët kanë ditur ta bëjnë mirë.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author