Kjo është modelja që bënte xhiro në Tiranë me makinën e Redjan Rrajës

0

Këtë herë është velina Kejvina Kthella, e cila është marrë në pyetje pas atentatit të Shkozetit.

Ajo është pyetur për shkak të miqësisë me Redjan Rrajën, të arrestuarin për ngjarjen e rëndë.

Burime policore thanë për gazetën Panorama se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje nëse do jetë e nevojshme.

Prokuroria shpreson që të zbulojë të dhëna për lëvizjet e 34-vjeçarit.

Ndërkohë, mësohet se 24-vjeçarja kishte komunikime të shpeshta me Rrajën, që njihte edhe si ‘Dara’ i Krujës.

Sipas gazetës Panorama, modelja kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të Rrajës.

Para pak kohësh, në një intervistë televizive, Kthella ishte shprehur se kërkon që të ketë një partner që ka më shumë para se ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author