Gjermania feston/ 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

0

Gjermania do të përkujtojë sot 30-vjetori i shëmbjes së Murit të Berlinit, një nga ngjarjet më të rëndësshme historike pas Luftës së Dytë Botërore dhe fitores mbi fashizmin. Në do të marrin pjesë presidentët e Sllovakisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë, vendet kryesore të ish Lindjes komuniste.
Muri i Berlinit nisi të ndërtohet më 13 gusht 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në perëndim. Ai ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh. Muri kishte dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen “Pikëkalimi Çarli”. Por për më tepër Muri i Berlinit konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta, kapitaliste dhe socialiste, përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë. Shumë njerëz u vranë në tentativë për të kaluar nga Berlini Lindor në atë Perëndimor.

Muri nisi të shembej më 9 nëntor 1989. Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmi në Evropë. Në Shqipëri jehona rënies së Murit të Berlinit mbërriti menjëherë, por fillimi i rënies së komunizmit shqiptar erdhi një vit me vonë me protesta e dhjetorit të vitit 1990. Më 22 mars 1992 PD dhe forcat e tjera antikomuniste në Shqipëri fituan zgjedhjet e përgjithshme dhe erdhën në pushtet, duke shënuar rënien e regjimit 50 vjeçar komunist dhe hyrjen e vendit në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author