Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha merret si i pandehur.
Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, shkresë të cilën e ka siguruar edhe Panorama, ku njoftohet lideri i demokratëve se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.
Dosja hetimore është dorëzuar dje në gjykatë dhe i është komunikuar kreut të PD.
Ndërkohë që prokuroria e akuzon kryedemokratin Basha vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, ka rënë akuza për “pastrim parash”.
Total 0 Votes
0
0