Top-Channel mashtron për lirimin e Alvin Berishës

0

reagimeve të shumta kunder qeverisë se pse nuk po ndërhyn dhe e ka braktisur Alvin Berishën në kampin në Siri, duket se ka vendosur t’i shuaj me një mashtrim publik “Top Channel”, e drejtuar nga shërbëtori i Edi Ramës, Ben Blushi.

“Top Channel” ka zgjedhur të shpërndajë një fake news mbi lirimin e Alvin Berishës, por pa marrë mundimin të komunikojë me familjen për vërtetësinë e lajmit

Duket se ky shërbim i radhës me fake news vjen për të ndaluar sado pak reagimet e shumta të qytetarëve në rrjet kundër braktisjes së Alvinit nga qeveria shqiptare.

Ja çfarë shkruan Top-Channel:

“Është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, referuar mediave në gjuhën arabe dhe tani ndodhet në një vend të sigurt. Operacioni i shpëtimit u realizua në bashkëpunim me “Gjysmë Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare”, shkruan Top-Channel në lajmin e një dite më parë.

Image

Por cila është e vërteta sipas babait të Alvin Berishës:

Babai i 11 vjecarit Alvin Berisha, i kontaktuar nga Syri. net mohon se ka dijeni për faktin se djali i tij është nxjerrë nga kampi sikur raportuan disa media. 

Afrim Berisha i kontaktuart nga syri. net pohoi se nuk ka asnjë informacion që i biri të ketë dalë nga kampi pasi asnjë shoqatë, institucion apo individ nuk e ka kontaktuar për ta informuar.

Një gjë të tillë ai do e pohonte edhe gjatë bisedimeve të tij në rrjetet sociale.

“Nuk është e vërtetë që Alvini është jashtë kampit. Alvini është akoma në kamp. Mos jepni lajme të kota. Ok? Shumë faleminderit”, shkruan në Facebook-un e tij Berisha.

Image
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author