Tmerr, mijëra euro zbukurime për të pritur Ramën, në qytetin më të varfër!

0

Kryetari i PD-së në Elbasan, Eugen Isaj, ka zbuluar sot falsitetin e mitingut madhështor që PS-ja organizoi në Pallatin e Sportit në Elbasan, në kuadin riorganizimit të saj për “sfidën e vitit 2021”, zgjedhjeve të ardhshme.

Isaj ka nxjerrë në pah dy elemente tronditëse: E para, mijëra euro shpenzime për të zbukuar Pallatin e Sportit ku pritej të vinte kryeministri, mijëra euro nga taksat e një qyteti të varfër me papunësi të madhe si Elbasani dhe e dyta, çuarjen me detyrim të administratës shtetërore në këtë miting.

“Dje pasdite Partia Socialiste organizoi me pompozitet të madh një takim në Pallatin e Sportit në Elbasan. Në fakt ishte një mashtrim, – nënvizoi Isaj. –  Mashtrim për faktin se gënjyen socialistët se gjoja do të vinte Edi Rama për të siguruar pjesëmarrje, dhe nga ana tjetër falsitet pasi detyruan administratën e bashkive dhe institucioneve të qarkut që të merrnin pjesë me detyrim në këtë takim.

Por kjo nuk është hera e parë që Rama zhgënjen socialistët e Elbasanit me mospërfilljen dhe arrogancën e tij. Kjo është çështje e partisë së tyre.

Ajo që shqetëson dhe dhemb më shumë është fakti se, për zbukurimin e Pallatit të Sportit dhe zhvillimin e këtij takimi u shpenzuan mijëra euro, ndërkohë që Elbasani është renditur si qyteti më i varfër në vend nga institucionet ndërkombëtare.

Kështu Edi Rama nuk u del dot para syve, jo më qytetarëve të ndershëm të Elbasanit të cilët janë zhytur në papunësi, skamje e varfëri, por edhe socialistëve të tij.

Fasada e takimeve të tilla për të përcjellë me demek imazhin se PS është një parti e madhe dhe që ka mbështetje është falsitet.

Pjesëmarrja me pahir në këto takime nuk mund të mbulojë dot dështimin spektakolar të Edi Ramës në qeverisje me rilindasit e tij. Përgjigjen e morën në qershor ku u braktisën masivisht, jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por edhe nga vetë mbështetësit e tyre. E keni vënë re që pas zgjedhjeve të qershorit, nuk ka asnjë investim. Kryebashkiakët kukull të bashkive thjeshtë dalin pastrojnë territorin e zhvillojnë takime pa pikë interesi për komunitetin dhe janë kthyer në një parti “fejsbuku”.

Është një shtet krejtësisht pa asnjë kacidhe që nuk ka ndërmend të rrisë as rroga dhe as pensione, që të investojë, që të kthejë shpresën. Dhe më e forta është se këta bëjnë thirrje që të fitojnë edhe mandatin e tretë.

Një tmerr i vërtetë. Për qytetarët tani ekziston një alternativë e shpalosur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ajo e bashkëqeverisjes me qytetarët. Vetëm kur ata të marrin në dorë fatet e vendit, atëherë Shqipëria e ka të sigurtë derën e hapur për në bashkimin Evropian.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author