‘Alvini u lirua nga Rama’?!/ Mediat egjiptiane zbardhin të vërtetën dhe rolin e presidentit Meta!!!

0

Gati në të gjitha mediat u dha lajmi i lirimit të vogëlushit shqiptarë, Alvin Berisha, i cili mbahej si pjesë e robërve të ISIS në kampin ‘Al-Hol’.

Faktikisht ‘autoritet shqiptare’ të cilat kanë më se një javë që janë përfshirë në këtë operacion, rezulton që të jenë ato të presidencës dhe kjo zbulohet nga disa shkrime të mediave egjiptiane, të cilat e kanë ndjekur me vëmendje këtë ngjarje

Image

Dy ditë më parë  gazeta egjiptiane, ‘Elfagr.com’, në artikullin me titull: ‘Shqipëria realizon me sukses lirim nga duart e ISIS në Siri, të fëmijës shqiptar’, mes të tjerave shkruan se, ‘presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin’.

‘Shqipëria në bashkëpunim me autoritetet italiane  ka realizuar me sukses lirimin e një fëmije shqiptar i cili  para disa vitesh udhëtoi nga Italia për në Siri me familjen e tij, për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Fëmija është transportuar nga veriu i Sirisë në një vend të sigurtë në Damask në koordinim me gjysmë hënën e kuqe sirian. Bëhet e ditur se, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin,  me interesin e tij të vazhdueshëm ka shfaqur preokupimin për rikthimin e fëmijëve shqiptarë, prindërit e të cilëve  ju bashkëngjitën ISIS në Siri, numri i të cilëve mendohet të jetë rreth 40 vetë’, shkruhet në këtë artikull dy ditë përpara se këtu Edi Rama të shpallte veten dhe ministrin Lleshaj, si shpëtimtar të Alvin Berishës.

Ndërkohë po një javë më parë e njëjta media egjiptiane shkruante për të njëjtën çështje duke përmendur nga pala shqiptare po presidentin Ilir Meta, si të angazhuar personalisht në këtë operacion ndërkombëtarë delikat.

‘Në Siri, në bashkëpunim dhe me dijeninë e presidentit shqiptar Ilir Meta dhe të agjencive të sigurisë italiane, ka nisur një operacion humanitar nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane për ta liruar një fëmijë shqiptar (i cili ka lindur në Itali) e i cili, së bashku me familjen e vet, ka udhëtuar për në Siri para disa vjetësh për t’iu bashkuar ISIS-it./ STANDART/

Image
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author