Kush është Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja

Aktualitet

Personi i arrestuar si i dyshuar për sulmin me armë mbi makinën e prokurorit Arjan Ndoja është Redjan Rraja.

Ky i fundit është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Por Rraja, me profesion mjek stomatolog nuk është emër i panjohur për policinë.

Ai u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço dhe u dënua nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço.

Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja.

Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.

Xhisiela akuzonte djalin e deputetit se dhunonte vazhdimisht, ndërkohë që ajo kërkonte t’i jepte fund lidhjes. Kjo ngjarje më pas u mbyll me tërheqjen e Xhisielës nga denoncimet dhe largimin nga Shqipëria të oficerit Nuhu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?