Jep dorëheqjen ministri malazez i Turizmit pasi dy inspektorë i morën rryshfet biznesmenit që ndërtonte në Budva

0

Ministri malazez i Turizmit dhe Zhvillimit dha dorëheqjen dy ditë më parë pas publikimit të një videoje që tregonte inspektorë të ministrisë së vet që merrnin rryshfet.

Ky është rasti i parë që ministër malazez jep dorëheqjen për shkak të korrupsionit në një institucion shtetëror. Malit të Zi i është kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të marrin më shumë hapa në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton newsbomb.al.

Në video, e shfaqur në TV Vijesti, dy inspektorë po i kërkonin rryshfet një biznesmeni që donte të vazhdonte ndërtimin e një godine në qytetin bregdetar të Budvës, pavarësisht se ishte i pajisur me leje.

Radulovic u tha gazetarëve në Podgoricë që ishte ndërmarrë hetim disiplinor për dy inspektorët përpara se të jepej video, por asnjë nga inspektorët nuk ishte ndëshkuar. Ai gjithashtu tha se do të jepte dorëheqjen pas dështimit të çrrënjosjes së kësaj mënyre sjelljeje, raporton newsbomb.al.

Një ditë më vonë, dy inspektorët u arrestuan pasi Radulovic filloi një procedurë të re kundër tyre. Ndërkohë, kryeministri Dusko Markovic kritikoi prokurorinë pasi policia kreu gjithë procedurat me zyrën e prokurorit.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author