Plas kallashi në Shkozet/ 3 të plagosur, 2 rëndë

0

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar te mbikalimi i Shkozetit në Durrës këtë të premte. Tre persona janë plagosur.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve, që ndodheshin në dy automjete të ndryshme. Dyshohet se dy makina në lëvizje janë përfshirë në ngjarje. Nga mjetet, është qëlluar me armë zjarri. Një prej mjeteve nga ku është qëlluar është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vendngjarje, ndërsa tjetri është larguar.

Raportohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin Rajonal të Durrësit.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhen e asaj çfarë ka ndodhur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of