Pas Tiranes dhe Shkodrës/ “Per shqiptaret dielli lind në perëndim”, u ndal në Elbasan.

Pas takimeve te Tiranes dhe Shkodres, tryeza e diskutimit “Per shqiptaret dielli lind ne perendim”, u ndal ne Elbasan.
U theksua edhe nje here vokacioni pro-perndimor i shqiptareve dhe u kundershtua teza per nje “Jugosllavi te Re.
Qytetare te angazhuar, patriote, historiane,pedagoge, shkrimtare, perkthyes, avokate, aktiviste politike, gazetare dhe studente dhane mendimet e tyre se si do vijoje kjo tryeze.
Kjo levizje erdhi si reagim, ne lidhje me projektin e fundit te Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Vucic, per te krijuar Jugosllavine e Re, si mjet presioni, por jo vetem, ndaj Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Po ashtu pas ketij plani fshihet deshtimi spektakolar per te pestin vit radhazi qe Kryeministri Rama refuzohet nga BE, per celjen e negociatave. Projekti i ashtuquajtur “mini-shengen”, eshte nje taktike per te shmangur Kosoven, ku Kryeministri yne po vazhdon nje loje te piset dhe tradhetare, ne kurriz te vellezerve tane.

Sepse nuk mund te besh treg me Serbine, nderkohe qe Kosova ka ne fuqi taksen 100%. Nderkohe qe Serbia eshte ajo qe ka bere genocid mbi shqiptaret e Kosoves dhe nuk ka kerkuar falje, eshte po ajo qe nuk e njeh shtetin e Kosoves, madje punon fort qe edhe shtete te tjera te mos e njohin.
Ne tryezen tone u theksua fakti se per kete projekt te Rames nuk ka transparence dhe ai nuk eshte konsultuar me askend, e kesisoj eshte i paautorizuar nga qytetaret shqiptare per te bere kete marveshje.

Gjithashtu aty u tha se shqiptaret duan te bashkohen me Kosoven dhe jo me Serbine.
Keto tryeza do te vazhdojne per te sensibilizuar qytetaret ne cdo qytet te Shqiperise dhe disa qytete te Kosoves, Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi.
Tryeza e radhes u vendos Gjakova.
“Per shqiptaret dielli lind ne perendim”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments