Njësia e dekriminalizimit vë nën hetim kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun.

0

Mësohet se Kajmaku po hetohet për falsifikim vulash, formularësh dhe stampash, pasi ka fshehur arrestimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Hetimet kanë nisur një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit si kryebashkiak i Vorës.

Sipas Prokurorisë, Agim Kajmaku vërtet është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Janinë por thekson se e ka detyrimin ligjor të deklarojnë çdo informacion në lidhje me gjeneralitetet e tyre aktuale dhe të mëparshme.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku socialist ka deklaruar se i ka dërguar një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kryeprokurores Arta Marku, ku pretendon se nuk ka pasur dijeni për hetimin ndaj tij në Greqi.

Kajmaku me anë të letrës bën me dije se është në pritje të te dhënave me shkrim nga Prokuroria Greke për rrethanat e ndonjë urdhri ndërkombëtar kërkimi në emrin e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author