Ja kushtet e Kyriakos Micotaqisit për kryeministrin Edi Rama

0

Kryeministri grek është në favor të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por duke shfrytëzuar veton e Francës, tashmë të gjitha vendet do të përfitojnë nga pak.

Mediat greke kanë mësuar se në këtë kontekst pala greke do ti kërkojnë shefit të qeverisë shqiptare lëvizje konkrete, një plan masash për adaptimin e ligjeve që do të garantojnë të drejtën e pronës së minoritetit grek në Shqipëri dhe procesin e regjistrimit të parë, dhe shqetësimeve për të, të pronës. Do të kërkohen edhe garanci për minoritetin bazuar në konventat ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare.

Dhe këto duhet të bëhen përpara vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.

Në kërkesat që do të bëhen është edhe vendosja në afate e bisedimeve për të risjellë në vëmendje cështjen e Marrëveshjes së Detit, e firmosur nga dy vendet dhe e cuar në gjykatën Kushtetuese në Shqipëri pas kërkesës së Edi Ramës kur ishte në opozitë.

Sipas medias greke, pala greke nëse Shqipëria nuk pranon këto dy cështje, Athina do të ketë veton e vet jo vetëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në marrëdhëniet me BE.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author