Rama nuk heq dorë nga Unaza e re/ Ja cila kompani do të ndërtojë ‘Lotin 1’

0

Dy kompanitë ‘’Salillari’’ dhe ‘’Bajram N.’’ fituan tenderin për ndërtimin e ‘’Lotit 1’’ të projektit të ‘’Unazës së Re’’.

Këto dy firma (të bashkuara në këtë garë) u shpallën fituese duke ofruar shifrën më të ulët 1.77 miliardë lekë (limiti ishte 2.25 miliardë lekë).

Vendimi u dha nga Komisioni i Prokurimit Publik, i cili hodhi poshtë vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar të dhënë në datën 8 gusht të këtij viti, por 15 ditë më vonë këto dy kompani kërkuan të zhvlerësohej vendimi i ARRSH-së. ç

Tenderi për ndërtimin e ‘’Lotit 1’’ të ‘’Unazës së Re’’ është hapur 3 herë për shkak se dy kompani “DH Albania” dhe “BibaX” kishin falsifikuar dokumentat dhe kundërshtimit të firmave ‘’Salillari’’ dhe ‘’Bajram N’’.

Në këtë tender u përfshinë plot: 8 kompani. “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”;  “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES”;  “CURRI” SHPK + “ALBA KONSTRUKSION” SHPK;  “GENER 2”;  “GJOKA KONSTRUKSION” sha  & “SHANSI INVEST” shpk;  “SALILLARI” SHPK & “BAJRAMI N”; “VEGA” SHPK & “ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCTION” dhe  “VELLEZERIT HYSA” SHPK.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author