Kërcënohet Hajdari/ I kërkon ndihmë Rucit. Merrni masa mos kete viktima në parlament

0

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar sot në seancë plenare se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit. Hajdari kërkoi nga Ruçi, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambjenteve si në Kuvend ashtu edhe në kryesi.

“Para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që ju kërkon të siguroni ambjentet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet nga persona të tjerë. Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcenuar, merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament. Asnjë deputet mos të hyjë pa u kontrolluar, asnjë deputet të mos marrë me vete persona të tjerë” ” tha Hajdari ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruci të marrë masa sa më shpejt të jetë e mundur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author