RAMA: Do të takohem me MACRONIN, dielli ka dalë sërish

0

Kryeministri Edi Rama do të takohet sërish me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe liderët e tjerë të vendeve skeptike për të diskutuar në lidhje me proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

‘’Kreu i qeverisë bëri me dije pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së se është vendosur që gratë socialiste të bëhen pjesë e lidershipit të PS-së. Sot nga një anë kemi parë procesin kemi dakordësuar për propozimin e gravë të kryesisë dhe deputeteve e ministreve të nisin procesin e përfshirjes së grave si bashkëkryetare të organizatës socialiste . Kjo përbën risi. Jemi partia më e votuar nga vajzat në Shqupëri. Mbroj idenë që muhabeti bëhet me burrat, punët me gratë’’, theksoi Rama në lidhje me vendimin e kryesisë së PS-së për përfshirjen e grave në postet drejtuese.

Ndërkohë për temën kryesore të refuzimit të hapjes së negociatave, Rama pranon se do të nisë një tur takimesh me presidentin e Francës Macron dhe disa drejtues të tjerë shtetesh për të kuptuar ecurinë e proçesit të integrimit të vendit. Ai përsëriti sërish se pavarësishst lajmit të keq të moshapjes së negociatave, ‘’dielli ka lindur sërish’’.

‘’Diskutuam dhe për temën e ditës për mosmarrjen e vendimit të merituar për negociatat. Ramë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit dhe të qeverisë. Kam në axhendë të takohem me presidentin e Francës, dhe një sërë drejtuesish të tjetë për të kuptuar ecurinë e proçesit. Kam axhendë

Në aspektin praktik, të vazhdojmë punën, edhe po të kishim po, të vazhdojmë punën për reformën zgjedhore, të miratojmë rekomandimet e OSBE-së për ligjin zgjedhor. Të vazhdojmë plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. Të vazhdojmë me kushtet, janë të mira për ne.

Nuk ka asgjë të re, ata (opozita) kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa lëviëzur për të penguar proçesin. Ne i kemi kaluar pengesat artificiale të ngritura në 6 maujt e parë duke marrë mbështetjen e Gjermanisë. E përsëris, refuzimi erdhi për përplasje të brendshme, jo për ndonjë arsye substanciale ndaj nesh. E kam paralajmëruar prej kohësh, një konflikt për të ardhmen e BE-së.

Nuk kemi më shumë në dorë përveçse të bëjmë detyrat. Dielli ka dalë përsëri, siç e shihni, dita ka filluar përsëri. Duam Shqipëri europiane për shqiptarët’’, përfundoi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author