Çollaku/ Të fitojë më i miri..

0

Refuzimi i Rames per te ndjekur shembullin e Zaevit duke u dorehequr,nuk ka lidhje me Opoziten e me PD.
Asnje iluzion,personalisht te pakten,nuk kam patur per kete.

Madje nen nje kendveshtrim pak cinik e shume praktik e partiak le te rezistoje,le te mbushe njerezit plot mllef e pakenaqesi,le te degradoje perdite.
Nje dite zgjedhje do te behen e sa me shume degradon pushteti aq me lehte e ka Opozita.

Refuzimi i ndjekjes se shembullit te Zaevit nga Rama,eshte nje lajm i keq per ate pjese te shoqerise,qe edhe pse ne menyre romantike shpreson e kerkon nje politike qytetare,nje politike ku te dominoje arsyeja,ku te kete pergjegjshmeri politike e civile pertej betejave apo rivalitetit per pushtet. Pikerisht per kete shtrese e per kete pretendim te arsyeshem te njerezve #refuzimi i Rames eshte nje lajm i keq. Madje arroganza perziere me budallalekun te ngjyer me paturpesi publike eshte nje lajm i kobshem per nje shoqeri apo nje pjese te saj qe kerkon e meriton te shohe nje vend normal..,aq normal sa Maqedonia e Veriut.
Refuzimi arrogant i Rames per te ndjekur shembullin e Zaevit,eshte nje lajm i keq per miqte euroatlantik te Shqiperise.
Refuzimi eshte prove e qarte se Rama nuk ka as mend as plan te mireprese e aq me pak te realizoje kushtet apo kerkesat e miqve per avancimin e Shqiperise drejt BE. Thelbi i ketij procesi eshte bashkepunimi,pranimi e dakordesimi me kundershtaret,opoziten per te cuar se bashku reformat e procesin e integrimit ne BE.

Kerkesa apo kushtet e shprehura qarte nga miqte perendimore se nuk duan reforma ne leter,por reforma te aplikuara ne realitet..,ne thelb pikerisht kerkon kete bashkepunim,bashkerendim te arsyes politike e patriotike mbi ambicjen e cmendur te interesave te pushtetit.
As me pak as me shume se sa shembulli i Maqedonise se Veriut,ku ne te njejten situate (madje me pak problematike) perfaqesuesit politike u ulen,vendosen,shkojne ne zgjedhje ne menyre krejt civile me moton e thjeshte po aq fisnike“te fitoje me i miri”.

Arroganca e Rames per te ndjekur shembullin e Zaevit vrau pikerisht kete shprese e kete nevoje civile qe shkon pertej anesive politike.

“Te fitoje me i miri” nuk eshte nje pretendim i jashtezakoshem apo i pamundur.
Eshte mjerim kur sheh se kete e ndjek aq lehte e pa dhimbje shoqeria e politika ne Maqedoni te Veriut dhe e njejta i refuzohet e i mohoet shoqerise shqiptare.

Zgjedhje te lira dhe te fitoje me i miri…as me shume e as me pak kete po kerkon opozita shqiptare,PD,dhe shoqeria e ketij vendi ajo e civilizuar e cila kupton se dashuria per pushtetin sado e madhe duhet te jete me e vogel se ajo per vendin dhe te ardhmen e femijeve tuaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author