Negociatat, PLL: Shkaku duhet kërkuar brenda vetes dhe jo nga të tjerët.

0

Kreu i partisë Lëvizja e Legalitetit z Shpëtim Axhami përmes një komunikimi ka deklaruar se, me keqardhje, po percjellë keto ditë vendimin e KE, për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Për PLL, shkaku duhet kërkuar brenda vetes dhe jo nga të tjerët.

Për PLL, shkak i këtij vendimi, është keqqeverisja Rama duke mos plotësuar kërkesat e parapërcaktuara më parë.

Çdo argument tjetër për një vendim të tillë, direkt apo indirekt e ka burimin tek kriza ekonomike, politike dhe e besimit të shkaktuara po nga kjo klasë politike aktuale.

Në kêtë situatë, krizat vazhdojnë të thellohen, ku çfo qytetarë shqiptarë vazhdon gjithnjë e më shume zhgënjimin dhe varfërimin e tij.

Prandaj eshtë akute dhe e domosdoshme, pêr të vlerësuar me seriozitet dhe përgjegjshmëri kombëtarekëtë këtë situatë.

Mazhorancës qeverisëse, të kapur nga korrupsioni dhe krimi, tashmë nëse i ka ngelur sado pak shenjë demokracie brenda saj, i duhet të jap dorheqjen nëpermjet KM Rama.

Jo pak përgjegjesi bie mbi ne, opoziten aktuale, ne duhet te intensifikojme aksionin tone deri në maksimum me të gjitha format për të bërë të mundur largimin e kesaj qeverie, kryerjen e reformes zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme do të mundesonte një shpresë të re për shqiptarët.

PLL falenderon gjithë faktorët e jashtëm sidomos ato të ShBA-ës që gjithmonë kanë dhënë ndihmesat e tyre për të ndihmuar në të gjitha format vendin tonë në situata të tilla.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author